Kolegji AAB

U ngjitën në majë të Empire State për të dhënë një mesazh, arrestohet çifti

Një çift i guximshëm u ngjit të mërkurën në antenën e ndërtesës Empire State dhe shpalosën një banderolë rreth “fuqisë së dashurisë” dhe paqes, me sa duket si pjesë e një propozimi të guximshëm martese në lartësi të madhe — i cili u pasua shpejt nga arrestimi i tyre.

Alpinistët rusë, të cilët njihen me emrat Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, ishin subjekt i dokumentarit të Netflix të vitit 2024 Skywalkers: A Love Story, i cili flet për romancën në lulëzim.

Të veshur me të zeza dhe me maska, por pa litarë, të dy u puthën lart antenës së rrokaqiellit të New Yorkut.

Banderola, me shkrimin “kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen”, valëvitej nga struktura, e cila ngrihet 443 metra mbi qendër të Manhattanit.

Pasi qëndruan për pak kohë, të dy e morën flamurin dhe filluan të zbrisnin.

Dy alpinistët u arrestuan për hyrje me dhunë në ndërtesë, rrezikim dhe akuza të tjera.

Ndryshe, Skywalkers: A Love Story ndjek Beerkusin dhe Nikolaun, ndërsa ata ngjiten shpesh pa leje në struktura të larta, ndonjëherë duke u paraqitur si punëtorë ndërtimi për t’u futur fshehurazi.

Nuk ishte e qartë se si dyshja fitoi akses në antenën e Empire State Building, e cila ngrihet shumë mbi zonat publike të ndërtesës 102-katëshe.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA