Kalo te përmbajtja
Të fundit

U ndalua nga dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës ia grabitën paratë, telefonin dhe çelësin e veturës – Policia me detaje

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

U ndalua nga dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës ia grabitën paratë, telefonin dhe çelësin e veturës – Policia me detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Rahovec.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tafil Zyberaj”, të premten në ora 21:25.

Reklamë

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë është ndaluar nga dy persona të panjohur, të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës 430€ para, një telefon celular dhe çelësin e veturës”, thuhet në raportin policor.

Sipas viktimës njëri nga të dyshuarit gjatë incidentit ka shtënë me armë në tokë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
U ndalua nga dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës ia grabitën paratë, telefonin dhe çelësin e veturës – Policia me detaje | ATV