Viktor Gyökeres mund të largohet nga Arsenali, Arteta piketon katër zëvendësues

Viktor Gyökeres mund të largohet nga Arsenali në merkaton e janarit, pasi mungesa e minutave të lojës ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në Londër.Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, Mikel Arteta po shqyrton alternativat për sulmin, ndërsa “SPORTbible” përmend katër emra të mundshëm: Julián Álvarez, Eli Junior Kroupi, Nicolo Tresoldi dhe Erling Haaland.Álvarez shihet si një objektiv i rëndësishëm, por transferimi i tij nga Atlético Madridi nuk do të jetë i lehtë. Në listë janë edhe Kroupi i Bournemouthit dhe Tresoldi i Club Brugge, ndërsa Haaland mbetet një ëndërr e vështirë për t’u realizuar për shkak të kontratës dhe kostos së lartë.Për momentin, Arsenali nuk ka konfirmuar negociata konkrete për asnjërin prej sulmuesve. Megjithatë, nëse Gyökeres largohet në janar, drejtuesit londinezë mund të detyrohen të kërkojnë një zëvendësues për repartin ofensiv.










