FIFA pritet të ndryshojë rregulloren pas kërkesës së federatës belge për transparencë

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të FIFA-s në Cyrih, presidentja e Federatës Belge të Futbollit, Pascale Van Damme, kërkoi sqarime për ndërhyrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në këtë çështje, si dhe garanci se procedura disiplinore nuk ishte ndikuar nga presione të jashtme.
Federata belge kërkoi gjithashtu transparencë lidhur me rrethanat që çuan në marrjen e vendimit dhe mënyrën e zbatimit të nenit 27 në raste të ngjashme.
Reklamë
Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, FIFA ka konfirmuar se rregullorja do të ndryshohet, ndërsa propozimi pritet të hidhet në votim më 16 dhjetor në Doha.
Van Damme e mirëpriti këtë zotim, por theksoi se çështja nuk përfundon vetëm me ndryshimin e rregullave. Sipas saj, është po aq e rëndësishme që të ketë qartësi në mënyrën se si ato zbatohen.
“Ne kërkojmë jo vetëm ndryshimin e rregullave, por edhe qartësi për mënyrën se si ato zbatohen”, deklaroi ajo.
Presidentja e federatës belge nënvizoi rëndësinë e transparencës, sigurisë juridike dhe qeverisjes së mirë në futbollin ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se institucionet duhet të garantojnë zbatimin e njëjtë të rregullave në çdo rast, pa ndikime të jashtme.










