Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët e pranishëm jashtë Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nëse ka një plan për Kharg Island të Iranit, ai pohoi se “mund të kem një plan, mund të mos kem, por si mund t’ia them këtë një gazetari. Sigurisht që është një vend për të cilin njerëzit po flasin”.
Lideri amerikan ka deklaruar se nuk dëshiron të ndalë luftën përkohësisht me iranianët “nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bën armëpushim kur po e shkatërron plotësisht palën tjetër”, shkruan skynews.
Ai thotë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të lejuar transportet jetike të naftës dhe gazit “ne nuk e përdorim atë. Në një moment të caktuar, ajo do të hapet vetë”.
Ai shton se “do të ishte mirë” nëse vendet që e përdorin këtë ngushticë, si Kina, do të “përfshiheshin”.
Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur sulmet ajrore tash e disa javë kundër Iranit, i cili dyshohet se është afër prodhimit të armës bërthamore.






