Presidenti amerikan, Donald Trump, pas sulmeve të mbrëmshme ndaj Iranit me dronë dhe raketa, ka thënë se ushtria e Iranit është në kaos.
Sipas Trump, marina dhe forcat ajrore të Iranit janë mposhtur.
Ai ka thënë se Irani humbi kohë për marrëveshje dhe se tani do të duhet ta paguajnë çmimin.
“Ushtria e Iranit është në një gjendje të plotë kaosi. Pjesë të mëdha të saj, si Marina dhe Forcat Ajrore, praktikisht nuk ekzistojnë më – ato janë mposhtur plotësisht. Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Bullizuesi i Lindjes së Mesme ka VDEKUR!!! Ata humbën shumë kohë duke negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta; tani do të duhet të paguajnë çmimin!!!”, ka shkruar Trump në “Truth Social”.
Sulmet amerikane erdhën pasi Irani rrëzoi një helikopter amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit.
Irani pastaj tha se ka sulmuar bazat amerikane në Lindjen e Mesme.





