Në një botë ku jemi të lidhur 24/7, po rritet trendi i “digital detox”, periudhave kur njerëzit zgjedhin të largohen nga telefonat, rrjetet sociale dhe ekranet digjitale për disa orë ose ditë. Ekspertët thonë se kjo ndihmon uljen e stresit, rritjen e përqendrimit dhe përmirësimin e gjumit.
Studimet tregojnë se ekspozimi i gjatë ndaj ekranit mund të shkaktojë lodhje, ankth dhe mungesë kreativiteti. Prandaj, shumë njerëz po adoptojnë praktika si:
-
Përjashtimi i telefonit gjatë mëngjesit dhe darkës
-
Shëtitje pa ekran në natyrë
-
Ditë të veçanta pa rrjete sociale
Ata që e praktikon këtë raportojnë ndjenja të qetësisë dhe produktivitetit të rritur. Madje, disa kompani po ofrojnë “digital detox retreats”, ku njerëzit qëndrojnë pa telefon dhe përqendrohen te meditimi, ushtrimet dhe kreativiteti.
Ky trend tregon se në kohën e teknologjisë, ndonjëherë më pak është më shumë një orë pa ekran mund të bëjë mrekulli për mendjen dhe trupin tuaj.







