Kourtney Kardashian ka treguar se atmosfera e festës nuk lidhet domosdoshmërisht me alkoolin. Ajo është shfaqur duke shijuar një “mocktail”, duke dëshmuar se di të argëtohet edhe pa pije alkoolike.
Ylli 46-vjeçar ka zbuluar për ndjekësit se prej tre vitesh ka zgjedhur të jetë esëll. Ky rrëfim u bë publik përmes një videoje në Instagram Stories, të publikuar të premten, më 16 janar, gjatë një eventi festiv familjar.
Zbulimi u bë në festën e lançimit të shijes më të re të kokoshkave Khloud, markë e motrës së saj Khloé Kardashian. Themeluesja e Poosh, e njohur edhe për vendimin e saj për të hequr dorë nga Botox-i, u trajtua si VIP, ndërsa një shërbyes me doreza të bardha i servirte kokoshka me shije trufe dhe djathë të bardhë cheddar në një gotë martini.






