Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë në lidhje dashurie që nga viti 2023.
Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta mbajtur marrëdhënien e tyre private. Gjatë një shfaqjeje në Palm Springs International Film Aëards këtë fundjavë , Timothée u pyet si ndihej që Kylie ishte aty për ta mbështetur.
“Ke shumë mbështetës këtu,” e pyeti gazetarja. “E di që ke sjellë edhe partneren tënde, Kylie, këtu. Si është të kesh atë që të mbështet në një natë si kjo?”
Për këtë, Timothée dha një përgjigje shumë të gjatë, por kishte disa fjalë që ai nuk i përmendi: Kylie, partnerja, e dashura etj.
“Është një ndjesi e shkëlqyer të jesh në një dhomë me kaq shumë dashuri dhe kaq shumë kolegë të shkëlqyer, dhe njerëz që janë fantastikë,” tha ai. “Më pëlqen të shoh valën e re dhe gjeneratën e re këtu,” vazhdoi 29-vjeçari.
Shmangia e tij e mjeshtëruar nga bisedat për marrëdhënien e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, me shumë prej tyre që janë shprehur në rrjetet sociale. Më pëlqen si intervistat vazhdojnë të pyesin Kylie dhe Timothée për njëri-tjetrin, duke kërkuar informacione, dhe ata nuk iu japin asnjë rëndësi atyre pyetjeve.”/NO FILT