Kalo te përmbajtja
Të fundit

Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, kërkon llogari nga Komisioni Evropian

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, kërkon llogari nga Komisioni Evropian

Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe pa shije, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo thjesht për injorancë.

Reklamë

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin shpjegime Kosovës lidhur me këtë rast.

Reagimi vjen pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova”, më 15 nëntor, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Në këtë aktivitet, Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”, ishte paraparë të prezantonte muzikë nga vendet e rajonit. Megjithatë, në pjesën e dedikuar Kosovës u interpretua muzika e një kënge që përmban mesazhe nacionaliste dhe pretendime serbe ndaj territorit të saj.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë. Kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e ka cilësuar atë si skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar sqarime nga komisionerja Marta Kos.

Sqarime të menjëhershme nga Komisioni Evropian ka kërkuar edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, lidhur me përzgjedhjen dhe miratimin e repertorit muzikor.

Reklamë