Kalo te përmbajtja
Të fundit

Tërmeti 5.3 ballë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Serbi e Bosnjë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Tërmeti 5.3 ballë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Serbi e Bosnjë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në rajonin Vrancea të Rumanisë, është ndjerë gjatë natës së së martës ndaj të mërkurës në disa vende të Evropës Juglindore.

Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 02:48 sipas kohës lokale dhe u ndjenë veçanërisht në Rumani, Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë. Raportime për ndjesinë e tërmetit pati edhe nga vende të tjera të rajonit, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Reklamë

Si pasojë e tërmetit, në Rumani janë raportuar dy persona të lënduar, si dhe dëme të vogla materiale në disa ndërtesa banimi dhe dyqane.

Reklamë