Katër persona janë përleshur me njëri-tjetrin, ë premten në Prishtinë, aty pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes fizike, një burrë është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.