Tahiri për qeverisjen e LV-së: Secilën ditë del një skandal që e mbytë skandalin e djeshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se i duket e pabesueshme se ku ka ardhur Kosova me këto katër vjet qeverisje.

Ai tha se në secilën ditë del nga një skandal i ri që e mbytë skandalin e ditës së djeshme.

“Në secilën ditë del një temë e caktuar, një skandal i ri, i cili në fakt e mbytë skandalin e ditës së djeshme. Dje kemi folur për një rast eklatant që lidhet me gratë e respektuara të Krushës, të konferencës për shtyp të zonjës Fahrije. Paramendoni sot, del skandali tjetër ku dëgjohet një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje që tani e udhëheqë institucionin publik të Televizionit të Kosovës, i cili flet për një temë që po ashtu është eklatante”, tha Tahiri.

Intervistën e plotë të tij në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA