Tahiri: Pavarësisht të angazhimeve të Bedri Hamzës në parapërgatitje për fushatë, ai vazhdon t’i kryejë detyrat si kryetar i Mitrovicës

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, në emisionin COMPASS në ATV, tha se, pavarësisht angazhimeve të Bedri Hamzës në fushatën për kryeministër, ai vazhdon t’i kryejë detyrat si kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Ai thotë se çdo mëngjes kryetari Hamza së bashku me ekipën e tij ndajnë punët dhe detyrat e ditës.

“Kjo parapërgatitja për fushatë është një angazhim shtesë për kryetarin, besoj kryeministrin e ardhshëm, por pavarësisht kësaj, prioritet janë gjithherë punët e komunës me të cilat në bazë ditore merret edhe kryetari dhe çdo ditë është në komunë, zakonisht në orët e hershme të mëngjesit, për me i drejtu, me i delegu me i koordinu punët e detyrat bashkë me ekipen në Mitrovicë dhe mandej kryetari vazhdon me pjesën tjetër”, tha Tahiri.

Intervistën e plotë të tij në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA