Tahiri: Mediat kanë kritikuar edhe Qeveritë e kaluara, por skandale të këtij lloji nuk ka pasur

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi Qeverinë, për siç thotë ai, etiketimin ndaj mediave.

“Është shumë gabim i kësaj qeverie që mundohen me etiketu rolin e mediave në demokraci edhe rolin e mediave në raportim, për shkak se kanë raportu kundër Qeverisë Haradinaj, kundër Qeverisë Thaçi, kundër Qeverisë Mustafa, kundër Qeverisë Hoti”, thotë Tahiri.

Ai tha se edhe në të kaluarën mediat kanë qenë kritike ndaj Qeverive, por sipas tij, skandale të këtij lloji nuk ka pasur.

“Ju e dini kur një shtrëngim i dorës me kryeministrin Hoti u pat bërë tema kryesore. U bënte lajm qysh kryeministri Haradinaj po vrapon me Halil Matoshin prej Skënderbeut, u bojke lajm i madh, mirëpo skandale të këtij lloji, të këtyre përmasave, nuk ka pasur”, tha Tahiri.

Intervistën e plotë të tij në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA