Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, kthehen reduktimet e ujit në tri komuna

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, ka njoftuar për reduktimet e reja të furnizimit me ujë.

KRU Mitrovica, njoftoi të mërkurën se do të zbatojë reduktime në furnizimin me ujë për konsumatorët e saj në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, si rezultat i pasojave që shkaktuan dëmet nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit javën e kaluar.

Ajo tha se banorët e qytetit të Mitrovicës së Jugut do të përballen me mungesë uji nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Banorët e qytetit të Vushtrrisë nuk do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Në Skenderaj reduktime do të ketë nga ora 18:00 deri në orën 06:00 për banorët e qytetit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 18:00 për banorët e fshatrave të komunës.

Kompania nuk tregoi se sa do të zgjasin reduktimet e ujit, të cilat vijnë si pasojë e shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, për çfarë autoritetet kosovare e kanë fajësuar shtetin fqinj Serbinë. Serbia i ka mohuar akuzat.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

“Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi”, tha KRU Mitrovica.

Ajo u bëri thirrje konsumatorëve të vet të mos e përdorin ujin për pije.

KRU Mitrovica funksionin si ndërmarrje publike dhe i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.

Në rrjetin e saj janë të kyçur mbi 100.000 banorë nga këto rajone.

Këto tri komuna ishin përballur me reduktime edhe menjëherë pas sulmit të 29 nëntorit.

Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga bashkia ndërkombëtare.

.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA