Dy kosovarë që jetojnë në Suedi janë vlerësuar me një gjest human që e kanë bërë, duke i shpëtuar jetën një të riu, i cili kishte rënë në ujë.
Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna, kishin vërejtur një person të dehur, që kishte rënë në një lumë dhe pas disa përpjekjeve kishin arritur që ta nxjerrin atë nga uji.
Në një lidhje direkte për emisionin “A LIVE “në ATV, ka folur Gjelal Mulaj, i cili shpjegoi se si kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje.
“Pasi kemi përfunduar orarin e punës, kemi vërejtur një kalimtar rasti që ka qenë i dehur dhe i ri në moshë diku rreth 23-vejçar, dhe kam parë që ai është duke shkuar në drejtim të lumit. Pasi ndaluam makinën, duke vrapu në drejtim të tij, e pash se ai ra në lumë dhe për disa minuta nuk e kam pa se ku përfundoi se vendosa me hy në lumë edhe unë që me nxjerr prej aty, ndërkohë që Azizit I thash që me e lajmërua Policinë dhe Ambulancën. Si përfundim arrita me shpëtua atë djalin edhe Policia ka mbërrit shumë shpejt në vendngjarje”, shpjegoi ai.
Ndërsa, Azizi tha se ndjehet shumë i lumtur që kishin arritur ta shpëtonin të riun.
“Është ndjenjë e veçantë sepse është në pyetje jeta e dikujt dhe ndjehemi shumë krenarë që të dy jemi shqiptarë të Kosovës dhe që kemi arritur me veprua aq shpejt sa me ia shpëtu jetën atij”, tha Azizi./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: