Spotify njofton mënyra të reja se si përdoruesit mund të fitojnë para në platformë

Spotify sapo njoftoi një program të ri me të cilin përdoruesit mund të fitojnë para nga audiot dhe videot duke filluar nga 2 janari 2025.

Bëhet e ditur se programi i ri u ofron përdoruesve në Spotify dy mënyra për t’u paguar.

Së pari, ju mund të fitoni një pjesë të të ardhurave nga reklamat nga përmbajtja juaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe mund të fitoni para përmes abonimeve mujore në podcast.

Megjithatë, këto dy mënyra vijnë me kërkesat e tyre.

Programi kërkon që pjesëmarrësit të presin dhe ngarkojnë përmbajtjen e tyre përmes platformës Spotify. Për më tepër, krijuesit duhet të kenë transmetuar 10,000 orë përmbajtje.

Ndryshe, programi për fitimin e parave do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Spotify në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA