10.7 C
Pristina
Thursday, March 5, 2026

Spitali i Mitrovicës zgjeron shërbimet endokrinologjike për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve hormonale

Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë po vazhdojnë përpjekjet për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes angazhimit profesional të specialistëve.

Nga ky institucion bëhet e ditur se në kuadër të Repartit të Internos, shërbime të specializuara në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve endokrine ofrohen nga endokrinologet Dr. Vjollca Selmani dhe Dr. Albiona Dajaku.

Sipas njoftimit, me përdorimin e teknologjisë së ultrazërit realizohen ekzaminime të detajuara në baza ditore, me fokus në identifikimin e hershëm të ndryshimeve në gjëndrën tiroide, si dhe në monitorimin e vazhdueshëm të pacientëve.

Pas diagnostikimit, mjeket përcaktojnë hapat e mëtejshëm terapeutikë dhe ndjekin rastet në varësi të diagnozës së vendosur.

Në njoftim thuhet gjithashtu se përveç trajtimit të problemeve të tiroides, ekipi i endokrinologjisë merret edhe me menaxhimin e rasteve të pacientëve me diabet, duke ofruar terapi dhe këshillim të vazhdueshëm për ta.

Po ashtu, sipas nevojës, realizohen edhe konsulta specialistike në repartet e tjera të spitalit, duke siguruar trajtim multidisiplinar për pacientët e shtrirë që paraqesin probleme endokrinologjike.

Nga spitali theksohet se angazhimi i specialistëve në këtë fushë synon që pacientët të marrin trajtimin e nevojshëm brenda institucionit, duke kursyer kohë dhe duke rritur sigurinë e trajtimit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA