Situata në veri, Drejtori i Policisë kërkon të raportojë në Komision me dyer të mbyllura

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kërkoi që për situatën e sigurisë në veri, raportimi të mbahet me dyer të mbyllura për medie në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

Ai shtoi se fokus kanë rendin dhe sigurinë në katër komunat veriore të vendit. Sipas tij, numri i vrasjeve është ulur, ndërsa është rritur numri i rasteve të dhunës në familje.

“Për shkak të ndjeshmërisë në veri të vendit do të preferoja të kalojmë në një seancë të mbyllur. Fatkeqësisht edhe këtë vit jemi përball me situata të rënda në fushën e mbajtjes të rendit dhe sigurisë publike sidomos në veri të vendit, me aktivitetit të cilat kanë pas për qëllim pengimin në zbatimin e ligjit të barabartë për të gjithë qytetarët. Policia e Kosovës me përkrahjen edhe të institucioneve tjera shtetërore dhe qytetarëve ka arritur të menaxhojë situatën me maturi dhe profesionalizëm”.

“Kemi pasur bllokim të rrugëve përmes barrikadave, aktivitete penguese përmes zyrtarëve policorë, por edhe aktivitete tjera kriminale. Fal angazhimit tonë është shtuar aktiviteti policorë në parandalimin e krimit, dhe aktiviteteve tjera të jashtëligjshme. Janë mbyllur rrugët ilegale në veri të cilat janë shfrytëzuar nga strukturat kriminale për aktivitete të kontrabandës kufitare. Në atë zonë ne kemi rritur kapacitetet tona, si në infrastrukturë por edhe në burime njerëzore”.

“Gjatë vitit të kaluar falë punës dhe parandalimit të dukurive negative kemi disa rezultate pozitive siç janë ulja e numrit të vrasjeve, veprave penale të grabitjeve, vjedhjeve dhe të tjera, ndërsa është rritur numri i rasteve të dhunës në familje”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA