Si e përjetoi Jennifer Lopez ndarjen nga Ben Affleck?

Jennifer Lopez thuhet se është duke e përjetuar rëndë divorcin e saj me Ben Affleck.

Këngëtarja dorëzoi kërkesën për divorc, pavarësisht se nuk donte të përfundonte martesën e tyre dyvjeçare.

Pas përfundimit të romancës së tyre të pafat, burimet për People thonë se Lopez është “e mërzitur dhe e zhgënjyer” me regjisorin e Hollyëood-it, veçanërisht pasi ai e filloi ribashkimin e tyre. “Kjo e ka prekur shumë,” tha një burim për People në lidhje me këngëtaren e hitit “Love Don’t Cost a Thing”. “Ajo është shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer me Ben.”

Burimi shtoi se këngëtarja nuk ndihet rehat duke jetuar në rezidencën e tyre luksoze prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, të cilën çifti e bleu së bashku në maj.

“Ajo dhe Ben e blenë shtëpinë për të gjithë familjen. Ajo është shumë e madhe për të dhe është plot me shumë kujtime gjithashtu,” shtoi burimi.

Ndërsa Lopez nuk është parë në publik që nga lajmi i divorcit të çiftit, Affleck është parë disa herë në Los Angeles.

“Ajo nuk donte divorc. Ajo dëshironte të gjente një zgjidhje. Ata e duan njëri-tjetrin. Jennifer nuk është tipi që dorëzohet lehtë. Ka qenë pothuajse torturë për të që të presë.”

Lopez dhe Affleck provuan lidhjen për herë të dytë në vitin 2021 pasi anuluan fejesën e tyre në fillim të vitit 2000.

Ata u martuan në Las Vegas në korrik 2022, një muaj para se të organizonin ceremoninë e tyre të dasmës në Georgia.

Ndërsa çifti nuk kanë fëmijë së bashku, ata kanë familjet e tyre nga martesat e mëparshme.

Lopez ka binjakë 16-vjeçarë, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka vajzat Violet, 18 vjeç, dhe Seraphina, 15 vjeç, dhe djalin Samuel, 12 vjeç, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA