Shumë qytetarë në terr, KESCO bën dallimin mes “reduktimeve dhe ndërprerjeve”

Përgatiti: Fatlum Jashari

“Prapë rryma! Allo shteti, a jeni këtu? A mundet me dhanë përgjegjësi dikush për ndërprerjet e rrymës që po dëmtojnë bizneset dhe ekonomitë familjare…”, është një nga thirrjet dhe ankesat e shpeshtuara të kosovarëve në rrjetet sociale, së fundmi.

Nuk mungojnë as komentet që krahasojnë gjendjen me furnizimin me energji elektrike me vitet e para pas luftës.

“Kosova u kthye në pikën zero, si në kohën e UNMIK-ut, pa rrymë. Bravo Shtet!”

Në mesin e ankesave e denoncimeve publike, hasen edhe postime që ngrenë dyshime se arsyet e ndërprerjes së furnizimit, nuk janë siç thuhet zyrtarisht.

“Është dëshmu në disa raste që kjo kompani gënjen kur thotë që po bën punime në rrjet.”

Më pak se një muaj e gjysmë nga fundi i vitit 2024, për kosovarët gëzohen diçka krejt elementare.

“Pas sa dite, më në fund erdhi rryma”.

Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në zona të caktuara, në KESCO i lidhën me shiun, borën dhe erërat e forta të ditëve të fundit.

“Furnizimi aktualisht është stabil dhe i qëndrueshëm, padyshim që ka pasur rritje të konsumit në këtë periudhë, për rreth 20%, duke marrë parasysh edhe rënien e temperaturave. Ajo që po thoni ju nuk ka të bëjë fare me reduktime, kanë qenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të kushteve atmosferike të cilat kanë mbizotëruar në vendin tonë”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Në nëntor, piku i konsumit për një orë, sipas KESCO-s, ka tejkaluar 1.1 gigavat, ndërsa mesatarja për një ditë është rreth 19 gigavatë orë.

“Zakonisht në stinorin e dimrit kërkesa për konsum rritet dhe prodhuesit vendorë normalisht që nuk arrijnë të mbulojë të gjithë kërkesën për konsum, dhe rrjedhimisht, këtë ‘gap’ ndërmjet kërkesës dhe prodhimit duhet ta importojmë. Nëse flasim me shifra, vetëm nga 1 deri më 20 nëntor, kemi importuar mbi 19.6 milionë euro”, tha Rashiti.

Në KEK nuk dhanë përgjigje për gjendjen me prodhimin, aktualisht.

Në një njoftim rreth dy javë më parë, ndërmarrja publike konfirmoi se zakonisht operon me katër nga pesë njësitë e saj, duke siguruar një kapacitet konstant të prodhimit të energjisë elektrike prej rreth 750 megavatë për orë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA