18.7 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Shtyllat elektrike të dëmtuara, rrezikohen banorët e Fushticës

Tash e disa vjet kjo shtyllë elektrike po qëndron e mbështetur për shtyllën tjetër elektrike në fshatin Fushticë të Epërme, në Drenas.

Banorët tregojnë se erërat e forta u bënë shkak që ajo të dëmtohet dhe tani mund të bien në çdo moment.

“Ka raste kur që telat këputen dhe nuk kanë ardhur, kanë ardhur një herë kanë fotografuar, asnjë iniciativë nuk është marrë dhe asgjë nuk është punuar në këtë drejtim”, Besim Zogu, banor.

E hallin e njëjtë e kanë edhe fqinjët e Besimit. Selman Hoti që banon në të njëjtën lagje, thotë se kanë bërë kërkesa të shumta në KEDS, por, sipas tij, askush
nuk iu ka bërë zgjidhje deri më tani.

“Kemi qenë në Prishtinë te Hajdin Zhdredha, na ka premtuar për vitin e kaluar, kemi prioritet për këtë fshat, mirëpo nuk ka pasur asgjë”, tha Selman Hoti, banor.

Sipas Hotit, problem tjetër është edhe trafo-stacioni i energjisë elektrike, nga ku furnizohen me energji elektrike të gjithë banorët e këtij fshati.

“Me një trafo jemi 230 shtëpi, në atë trafo është i lidhur edhe restorant blinaja, që i shfrytëzon një lini kurse me banorët e tjerë e shfrytëzojmë tjetrën lini, në mbrëmje as televizioni, as makineritë e tjera nuk punojnë”, tha Selman Hoti, banor.

Ndërkaq, nga KEDS, përmes një përgjigje me shkrim, thanë se kanë nisur procedurat për investime në këtë fshat.

“KEDS ka nisur procedurat për investime në fshatin Fushticë e Epërme. Investimet praktikisht do të fillojnë shumë shpejt dhe këtyre konsumatorëve do t’u avancohen shërbimet në një afat sa më të afërt kohor. Rrjedhimisht, këta konsumatorë janë të përfshirë në planin investiv. KEDS edhe më parë ka bërë investime në atë zonë dhe vazhdimisht është i përkushtuar që konsumatorëve t’u sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA