Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, AKB: Shteti ka humbur 5 milionë euro, sulmi ka dëmtuar imazhin investues

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se humbjet financiare për vendin janë 5 milionë euro.

Kjo për shkak të shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.

Përveç kësaj, në njoftim thuhet se sulmi në veri ka dëmtuar dhe imazhin investues dhe krijon frikësimin për investitorët e huaj dhe vendorë.

Postimi i plotë:

Humbjet financiare nga sulmi në veri janë rreth 5 milion euro

Dëmi ekonomik i Kosovës i dy diteve të kaluara nga shperthimi në Iber Lepenc, riorganizimi i furnizimeve të reja me ujë dhe energji,angazhimi shtesë institucionale i Policisë,Zjarrfikësve,Ushtris së Kosovës dhe organizimeve tjera mund të janë rreth 5 milionë euro kosto të pa planifikuara dhe humbje për buxhetin e shtetit tonë.

Sulmi diverzantë i teroristeve në infrastrukturë në Iber Lepenc në Veriun e Kosovës përveq humbjes ekonomike ka demtuar dhe imazhin investues dhe krijon friksimin per investitoret e huaj dhe vendor.

Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse e kanë përkrahjen e AKB-ës dhe komunitetit të biznesit për të siguruar ambient të sigurtë për çdo qytetar dhe biznes anë e mban në Republikën tonë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA