Sherri me thika mes tre nxënësve pranë në Tiranë, humb jetën 14-vjeçari, bashkëmoshatari në spital

Tre adoleshentë janë zënë me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Mësohet se ata janë nxënës të kësaj shkolle, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre.

Sipas informacioneve, 14-vjeçari, i cili ishte në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Adoleshenti i tretë është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të sherrit.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, sipas njoftimit të policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA