Kalo te përmbajtja
Të fundit

S’fillojnë punimet në parkun pranë rrugës “Sylejman Vokshi”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

S’fillojnë punimet në parkun pranë rrugës “Sylejman Vokshi”

“I gjithë projekti ka kushtuar diku rreth 41 mije euro. Fillimi i marsit, parashihet të fillojnë punimet për këtë park pritet të kryhen brenda dy muajve”.

Kështu kishte deklaruar për ATV-në në janar të këtij viti, drejtoresha për parqe, Donika Çetta, derisa po fliste për projektin e parkut 1 mijë metra katrorë, në rrugën “Sylejman Vokshi” në kryeqytet.

Reklamë

Banorët, që me padurim po e prisnin këtë investim, shprehen të zhgënjyer me komunën.

“Komuna as një planë program që e ka parapa nuk po e respekton, ka pas mu përfundu ky park disa here kanë bo ingjizime, edhe nuk është realizua asnjëherë. Dështim total, nuk po i mbajnë premtimet që i kanë dhanë”, tha Isuf Kryeziu, banor.

Zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk i kanë treguar për ATV-në arsyet e mosrealizimit të projektit. /atvlive.tv

Reklamë