Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Ligjvënësit amerikanë konfirmuan të enjten një anëtar kyç të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, me një votim 74-25 që John Ratcliffe të zgjedhet drejtor i Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Ratcliffe i cili shërbeu si Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, bëri betimin rreth dy orë më vonë përpara Nën Presidentit JD Vance.

Nën Presidenti Vance e cilësoi zotin Ratcliffe një “patriot të madh” dhe tha se ka besimin e Presidentit.

Votimi erdhi tre ditë pasi zoti Trump bëri betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe tre ditë pas një kërkese nga republikanët dhe demokratët më të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit për një votim të shpejtë mbi emërimin e zotit Ratcliffe për të udhëhequr CIA-n.

“Bota jonë është shumë e rrezikshme që të ketë vonesa nga Senati për konfirmin e drejtorit të CIA-s”, thanë senatorët Tom Cotton dhe Mark Warner në një deklaratë të hënën.

Ratcliffe është drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA