6.6 C
Pristina
Monday, March 30, 2026

Selena Gomez dhe Hailey Bieber thyejnë heshtjen: Thirrje për paqe dhe fund të urrejtjes mes grave

Këngëtarja e njohur Selena Gomez dhe modelja Hailey Bieber kanë reaguar sërish ndaj spekulimeve të vazhdueshme për një konflikt mes tyre, duke dërguar një mesazh të qartë: më shumë paqe dhe më pak urrejtje.

Në një deklaratë publike, Selena Gomez u shpreh se nuk mbështet aspak përçarjen mes grave, duke iu drejtuar edhe fansave të saj që të ndalojnë sulmet në rrjetet sociale.
“Jam për paqe, nuk ka nevojë për urrejtje mes grave”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, Hailey Bieber ka folur hapur për thashethemet që e lidhin me një rivalitet ndaj këngëtares, duke mohuar çdo konflikt mes tyre. Ajo u shpreh se situata është krijuar dhe ekzagjeruar nga publiku dhe rrjetet sociale, ndërsa shtoi se “nuk e kam kërkuar këtë”.

Spekulimet për një përçarje mes dy figurave publike kanë qarkulluar prej vitesh, kryesisht për shkak të lidhjes së kaluar të Selena Gomez me Justin Bieber, i cili sot është bashkëshorti i Hailey.

Megjithatë, të dyja kanë theksuar se nuk ka asnjë armiqësi reale mes tyre dhe se narrativa e krijuar online është e dëmshme. Deklaratat e fundit vijnë si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të promovuar një mesazh pozitiv, sidomos në një kohë kur urrejtja në rrjetet sociale është në rritje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA