Në një dhomë të vogël, plot ngjyra, copëza pëlhurash dhe mjete krijimi, 14-vjeçarja Sara Zeka humbet çdo ditë në botën e saj të imagjinatës.
Ajo ka zgjedhur të krijojë kukulla që flasin me shpirt.
Kukullat e Sarës nuk janë të zakonshme. Secila ka një histori, një emër dhe një karakter unik. Disa janë të frymëzuara nga njerëz që ajo i njeh, disa nga figura publike që admiron, e të tjera lindin nga ëndrrat dhe ndjesitë e saj.
Për Sarën, çdo kukull është një emocion i bërë art, një mënyrë për të treguar botën e brendshme të njeriut në formën më të ndershme e të pastër.
Sara i punon kukullat me kujdes të jashtëzakonshëm, sikur çdo detaj të ishte pjesë e një bote të gjallë. Në to shihet jo vetëm talenti I saj I lindur, por edhe një ndjeshmëri e rrallë për njerëzit dhe historitë që ata mbartin.
Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:







