Fansat mendojnë se Bad Bunny po fiton miliona për kryesimin e shfqejes së pauzës në “Super Bowl” por e vërteta është shumë më ndryshe. Sipas disa raportimeve të TMZ, ylli nga Porto Rico nuk po merr ndonjë pagë të madhe nga NFL për performancën e tij.
E vërteta është se nuk ka çek milionash, artistët që performuan në pauz të “Super Bowl” nuk marrin një pagë të madhe nga NFL, ndryshe nga koncertet ku mund të fitojnë miliona për një shfaqje.
Sipas kontratës së “Screen Actors Guild‑American Federation of Television and Radio Artists” (SAG‑AFTRA), artistët marrin vetëm minimumin e paracaktuar nga sindikata, rreth 1,000 dollarë për ditë për provat dhe performancën.
Por liga zakonisht paguan të gjitha kostot e produksionit, që mund të shkojnë nga 10 deri në 15 milion dollarë për skenografinë, ekipin teknik, valltarët, udhëtimet dhe pajisjet, por kjo është mbulim i produksionit, jo pagë.
Ekspozimi është paga reale, pra ajo që Bad Bunny fiton me të vërtetë nga Super Bowl është platforma më e madhe televizive live në botë. Me më shumë se 100 milion shikues, performanca në halftime zakonisht shkakton rritje të madhe në shikimet e muzikës, shkarkimet dhe shitjet e koncerteve dhe këtu artistët bëjnë para reale e afatgjata.
Pra, nëse prisnit një titull si “Bad Bunny fiton 10 milion dollarë për Super Bowl!”, kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo direkt nga NFL. Në vend të kësaj, Super Bowl ofron ekspozim dhe mbulim të produksionit, dhe artistët mbështeten te promovimi për të rritur të ardhurat nga “streaming”, turnetë dhe marrëveshjet me marka pas shfaqjes.






