Përgatiti: Arian Hajdaraj
Pas thirrjeve raciste për 90 minuta nga tifozët rumunë, lojtarët e kombëtares së Kosovës, në krye kapitenin amir rrahmanin, vendosën të dalin nga fusha.
Thirrjet kundër Kosovës vazhduan edhe në korridoret e stadiumit ku ndodheshin zyrtarët e federatës.
Në këtë situatë, trajneri, menaxheri dhe kapiteni, vlerësuan se nuk mbeti vend për të vazhduar lojën.
“Fatkeqësisht në fund të ndeshjes humbi respekti. Dhe për këtë arsye fillimisht vendosëm që të largohemi nga fusha. Më vjen keq për këtë, pasi ekipi bëri lojë të shkëlqyer sonte. Por çdo kush duhet ta respektojë faktin se ne jemi Kosova”, ka thënë trajneri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Franco Foda.
Një ditë pas ndeshjes, komunikatë zyrtare lëshoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke paralajmëruar ankesë në UEFA.
“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e FFK-së.
Vendimin e lojtarëve, e mbështeti edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku duke thënë se në Bukuresht u mbrojt Kosova.
Ndeshjen dhe zhvillimet pastaj në Rumani i përcolli nga afër gazetari i ATV-së, Ylber Klemendi.
Sipas qytetarëve të cilët e shikuan ndeshjen, lojtarët morën vendim të drejtë.
Në këtë drejtim, Kelmendi beson se gjasat janë reale për një epilog pozitiv për Kosovën.
Para se të merret ky vendim, kryetari i FFK-së, deklaroi se çështjen do ta paraqesë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.