spot_imgspot_img
spot_img

Rubin: Hill ishte i anshëm dhe kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in

Rubin ka thënë se Hill ka qenë kundër UÇK-së dhe në favor të LDK-së dhe se i njëjti ka tentuar që ta njollosë atë dhe ish-Sekretaren Albright

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka deklaruar se ish-ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka qenë i anshëm në konferencën e Rambujes, pasi që, sipas tij, ka qenë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto komente, Rubin i ka bërë duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pasi që u pyet nga prokurori nëse i kishte rekomanduar Hashim Thaçit, atë kohë kryesues i delegacionit shqiptar në Konferencën e Rambujes, edhe se çfarë të vesh, pretendim i ngritur nga Hill.

Por, ky pretendim që është shprehur në një libër të Hill-it, për Rubin-in është “absolutisht i pa saktë”.

“Chris Hill ka qenë i anshëm dhe unë e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm gjatë kohës si drejtues. Ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe ishte kundër UÇK-së. Unë kam qenë i paanshëm. Mua më është kërkuar të punojë me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit. Chris Hill, në mënyrë shumë të pamatur, e bënë sikur unë flisja me Hashim Thaçin për veshjet e tij, për kostumet e tij”, deklaroi ai.

Ish-diplomati amerikan insistoi se Hill ka qenë i anshëm. “Është përpjekur të më dëmtojë figurën mua, dhe këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme”.

“Gjithashtu është përpjekur të dëmtojë edhe Sekretaren Albright duke thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt ne thjesht kishim një objektiv që donim ta arrinim”, shtoi.

Pjesë nga dëshmia e Rubin:

Në një moment i bëtë edhe disa rekomandime zotëri Thaçit lidhur edhe me çfarë kostumesh duhet të mbante, edhe çfarë kravatash e kollare duhet të mbante, apo jo?

Jo domosdoshmërisht. Kjo në fakt ka dalë nga personat tjerë. Kjo u kthye si mitologji, nuk e di nga ka dalë kjo legjendë se unë i kam dhënë këshilla edhe për kostumet.

Në rregull atëherë shohim dokumentin në konkret në ekran. James Rubin ishte i mendimit se udhëheqësi real i delegacionit të Kosovës, ishte Hashim Thaçi dhe Albright duhet t’i fokusonte të gjitha përpjekjet e saj tek ai. James kishte filluar t’i kushtonte vëmendje Thaçit. Madje kishte shkuar aq larg se t’i rekomandonte se çfarë kostumesh e kravatash të vishte.

Kjo është diçka që kujtohet zotit Hill, a është e saktë?

Absolutisht e pa saktë. Chris Hill ka qenë i anshëm dhe unë e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm gjatë kohës si drejtues. Ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe ishte kundër UÇK-së. Unë kam qenë i paanshëm. Mua më është kërkuar të punojë me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit. Chris Hill, në mënyrë shumë të pamatur, e bënë sikur unë flisja me Hashim Thaçin për veshjet e tij, për kostumet e tij.

Chris Hill këtu ka qenë i anshëm, është përpjekur të më dëmtojë figurën mua, dhe këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithashtu është përpjekur të dëmtojë edhe Sekretaren Albright duke thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt ne thjesht kishim një objektiv që donim ta arrinim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA