Rrugëtimi i Mentor Zymberaj, artistit që theu kufijtë me artin e tij

Aktori shqiptar shumë i shquar, Mentor Zymberaj, ishte i ftuar në “Libero” në ATV, ku ndau detajet të karrierës së tij, duke mos lënë anash as jetën e tij familjare dhe shumë aspekte të tjera të rëndësishme.

Mentori ka marrë pjesë në mbi 200 festivale, por ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Ai na rrëfeu se asgjë nuk e pengoi të marrë pjesë në festivale, (përfshirë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën). Megjithatë, Zymberaj vazhdoi me vendosmëri dhe pasion… dhe për këtë ai deklaroi se edhe pse kishte raste ku duket se ishte e pamundur, asgjë nuk mund ta ndalonte deri sa të kishte arritur qëllimin e tij artistik.

“…unë kam mbi 200 festivale veç teatrore, pa ato të filmit…prezantimi dhe pjesëmarrja në këto shtete që ndoshta kemi mbi 20 shtete që nuk na kanë njohur, kemi depërtu…jemi sfidu në shumë shtete të botës, kemi marrë pjesë ku ndoshta ka qenë e pamundshme…” tha Mentori.

Vlen të theksohet se Mentor Zymberaj është gjithashtu pedagog, regjisor, skenarist dhe producent i shquar. Ai ka themeluar dhe drejtuar Shtëpinë Teatrore Filmike AKT që nga viti 1994/95. Për më tepër, ai është themelues i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë, festival i cili ka arritur anëtarësim në Asociacionin Ndërkombëtar të Festivaleve të Monodramave në botë.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Mentor Zymberaj, klikoni linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA