Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të betejës së tij ligjore, e cila po bëhet gjithnjë e më intensive. Gjatë paraqitjes në gjykatë më 14 mars, u shfaq me një pamje të ndryshuar, flokë dhe mjekër të thinjur , duke reflektuar qartë stresin e situatës në të cilën ndodhet.
Diddy mohoi akuzat ndaj tij, të cilat përfshijnë krim të organizuar, trafikim seksual dhe punë të detyruar.
Në momentin e gjykimit, Diddy kishte pranë vetes njerëzit më të afërt nënën e tij, Janice Combs, dhe dy nga fëmijët e tij, Christian “King” Combs dhe Chance Combs.
Që nga shtatori, Combs vazhdon të mbahet në paraburgim në Brooklyn Metropolitan Correctional Center, pasi përpjekjet për lirimin me kusht janë refuzuar vazhdimisht. Me përzgjedhjen e jurisë të planifikuar për 5 maj dhe deklaratat hapëse që priten një javë më vonë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Ndërkohë, polemikat rreth tij nuk kanë të ndalur. Kohët e fundit, një video e publikuar nga CNN ka shkaktuar debate të forta, pasi pretendohet se tregon Diddy-n duke sulmuar ish-partneren e tij, Cassie, në një hotel. Avokatët e tij kanë akuzuar rrjetin televiziv për modifikim të materialit, duke pretenduar se pamjet janë ndryshuar me softuer të thjeshtë dhe se versioni origjinal është zhdukur. CNN, nga ana tjetër, ka mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se videoja është transmetuar e pandryshuar.
Teksa gjyqi afrohet, ky rast po shndërrohet në një përplasje të madhe mes famës, drejtësisë dhe ndikimit mediatik.
Kujtojmë se Combs kishte ofruar deri në 50 milionë dollarë për të pritur gjyqin nga shtëpia e tij në Star Island, por prokurorët këmbëngulën se ai përbënte një kërcënim për dëshmitarët dhe viktimat.
Combs është nën hetim për trafikim njerëzor që nga marsi 2024.
Në një aktakuzë federale të bërë publike më 17 shtator, Diddy u akuzua për komplot për zhvatje, trafikim seksual me forcë, mashtrim ose shtrëngim, si dhe transportim me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Ndërsa ai ka mohuar akuzat, nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim minimal prej 15 vitesh burg ose një dënim maksimal me burgim të përjetshëm./ NO FILT/