Rreth 10 për qind e popullatës e prekur nga diabeti në Kosovë, Sadiku: Qytetarët duhet të informohen më shumë për mbrojtje nga diabeti

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, në kryeqytet po mbahet fushata për sensibilizimin e popullatës rreth parandalimit dhe menaxhimit të diabetit.

Drejtori i Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku nga sheshi “Nëna Terezë”, ku së pari ka filluar fushata ka përcjellë një apel për qytetarët se mënyra më e mirë për mbrojtje nga diabeti është parandalimi.

“Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet sikurse për sëmundje të tjera edhe në ditën botërore të diabetit po organizon një fushatë sensibilizuese, e cila do të zgjasë diku 10 ditë. Sot kemi filluar me vendosjen e rrethit të kaltër, e cila simbolizon ngjyrën e unifikimit rreth kësaj problematike dhe ngjyrën blu të qiellit. Pastaj kemi filluar me brendimin e autobusit të trafikut urban, i cili jep informata për qytetarët, kemi vendosur karvanin shëndetësor, i cili do të jetë i vendosur sot në shesh, pastaj do të jetë i vendosur në ‘Albi Mall’ të shtunën, si dhe do të jetë dhe të dielën në ‘Vila Gërmi; me qëllim që të takojë sa më shumë qytetarë dhe të sa më shumë informata, të matet diabeti”, tha Sadiku.

Ai tha se do të vazhdohet javën tjetër me ligjërata për pacientët që janë me diabet.

“Do të mbahen pesë ligjërata në bashkëpunim me shoqatën e Endikrinologëve dhe Klinikën  e Endikronologjisë. Javën e ardhshme do të fillojmë edhe ndërtimin e qendrës këshillimore për sëmundje kronike dhe diabet e cila do të jetë këshillimorja e parë në kryeqytet, për sëmundje kronike dhe diabet në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë”, tha Sadiku.

Ai tha se ka shumë interesim nga ana e qytetarëve që të masin diabetin.

“Sigurisht ju po e shihni që ka interesim të qytetarëve edhe pse koha sot është e ftohtë por interesimi i qytetarëve është rritë dhe qëllimi ynë që të bisedojmë me sa në shumë njerëz dhe të marrim sa më shumë informata. Realisht ne e kemi parë që ka plotë raste që qytetarët nuk kanë informata dhe për atë qëe  kemi bërë në Prishtinë. Ne në Prishtinë tashmë e bëjmë HRBANIC-ja e cila është një analizë që sëmundja e sheqerit do të bëhet çdo tre muaj. Ne e bëjmë pa pagesë çdo ditë të javës në katër qendra të Mjekësisë Familjare, në Dardani, në Qendrën Kryesore Familjare, në Breg të Diellit dhe në Xhemajl Ibish”, thaeskoi Sadiku.

Ai ka ftuar qytetarët që të bëjnë analiza për arsye se duke i bërë analizat, ai tha se do të jetë e mundur të dihet gjendja dhe të diagnostifikohet sëmundja.

Sadiku tha se përveç trajtimit të sëmundjes ka shumë rëndësi dhe stili i jetës, aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, që sipas tiju  janë komponente shumë të rëndësishme që ndikojnë shumë në majtjen dhe kontrollimin e mirë të  sëmundjes së diabetit.

“Diabeti po vazhdon të jetë një problematikë globale, diku 10 për qind e popullsisë gati në çdo shtet janë të prekur nga diabeti, që i bien se në Kosovë diku 150 mijë njerëz, përafërsisht duhet jenë 8 deri në 10 për qind e qytetarëve. Dhe kjo tregon për rëndësinë që njerëzit me këtë sëmundje të kenë informata për arsye se krijon mundësi që të mbahet sëmundja sa më shumë në kontroll”, tha Sadiku.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA