7.7 C
Pristina
Saturday, March 21, 2026

Rrahmani: Të hiqet akciza e TVSH’ja për derivatet, qeveria urgjentisht të marrë masa konkrete – nesër mund të jetë vonë

Deputeti Eman Rrahman, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se akciza dhe tvsh’ja për derivatet duhet të hiqet, duke kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, që të marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve.

Rrahmani ka thënë edhe se, çmimet derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë.

‘’Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës’’, ka thënë mes tjerash ai.

Postimi:

Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për derivatet.

Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e papërballueshme të çmimeve që po godet qytetarët dhe bizneset. Çmimi i derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë. Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që Qeveria të shqyrtojë menjëherë pezullimin e akcizës për derivatet dhe të analizojë mundësinë e heqjes së përkohshme të TVSH-së. Një vendim i tillë do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit për rreth 60 cent për litër, duke lehtësuar barrën për qytetarët dhe duke i dhënë frymëmarrje bizneseve në këtë periudhë të vështirë.

Nëse nuk veprohet sot, nesër mund të jetë vonë. Pasojat do të jenë rritje e pakontrolluar e çmimeve, ulje e fuqisë blerëse dhe vështirësi serioze për funksionimin e bizneseve. Kosova ka nevojë për vendime të guximshme dhe të menjëhershme për të mbrojtur ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA