Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja, prezantohet Lista për Familjen

Deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë zyrtarizuar kalimin në “Listën për Familjen”, udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton EO.

Dy deputetët Rrahmani e Korenica ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit. Ish-deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka treguar arsyen e largimit nga partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Rrahmani ka thënë se arsyeja e largimit të tyre ndërlidhet me Projekt-Kodit Civil, e largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

Ai foli edhe për angazhimin tutje që do ta kenë në Kuvendin e Kosovës, ku tha se do ta mbështesin secilën iniciativë që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.

“Sot në këtë konferencë për media dua të shpreh mirënjohjen ndaj qytetarëve. Sot po bashkohemi në ‘Listën për Familjen’ dhe po bëhemi bashkë kundër Kodit Civil që cenon familjen. Përgjatë këtyre tri viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa kundër familjes. Këto ligje kanë qenë të papranueshme dhe ndaj shteteve evropiane”, u shpreh Rrahmani.

“Kauza do të jetë në mbrojtje të familjes dhe u bëjmë thirrje që të na bashkohen edhe personalitete tjera shkencore e që kanë storie suksesi në jetën e tyre. Sot ju bëjmë thirrje qytetarëve që të bëhemi bashkë në mbrojtje të familjes”.

“Arsyeja pse jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe kemi thënë se këto probleme kemi tentuar që t’i zgjidhim brenda subjektit, e për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes, e që është arsyeja që jemi këtu”.

“Vazhdimi ynë si deputetë do të jetë ashtu siç ka qenë, do ta mbështesim secilën iniciativë që është e dobishme dhe do ta kundërshtojmë secilën çështje që konsiderojmë se është e dëmshme”, tha Rrahmani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA