Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kurti: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kurti: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dhe hapat e ardhshëm në raport me sigurinë, zhvillimin demokratik dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Reklamë

Ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit, duke e cilësuar atë si një proces me rëndësi për paqen dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për përparimin demokratik, zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’