Në një nga historitë më të mëdha të sporteve luftarake këtë vit, kampionia e mëparshme e UFC-së, Ronda Rousey, po kthehet zyrtarisht në “Artet e përziera marciale” (MMA) pas gati dhjetë vitesh jashtë kafazit dhe fansat e luftës nuk po e besojnë!
Pas ndeshjes së fundit në MMA në 2016, Rousey ka kaluar dekadën e fundit duke u fokusuar në aktrim, mundje profesionale dhe jetën familjare, por tani ajo është gati të tregojë se ende ka fuqinë e duhur.
Rousey do të kryesojë një ndeshje të madhe më 16 maj 2026, duke u përballur me pionieren tjetër të MMA-së, Gina Carano, në “Intuit Dome” në Los Angeles, California. Ndeshja e promovuar nga “Most Valuable Promotions” e Jake Paul, do të transmetohet live në Netflix dhe do të zhvillohet brenda një kafazi heksagonal nën rregullat standarde të MMA-së.
Të dyja gratë konsiderohen pioniere në MMA-në e femrave, Carano ndihmoi që ndeshjet e grave të hynin në qendër të vëmendjes në vitet 2000, ndërsa Rousey u bë kampionia e parë femër në “bantamweight” të UFC-së dhe u fut në “UFC Hall of Fame”.
Fansat dhe analistët janë në ankth, kritikët theksojnë se të dyja luftëtaret kanë qenë larg konkurrencës për vite, por mbështetësit thonë se kjo ndeshje nderon ndikimin e tyre në sport.
Rousey ka zbuluar se ajo ka kërkuar aktivisht këtë përballje, duke kontaktuar Caranon dhe madje duke përfshirë UFC-në për një moment para se ndeshja të finalizohej jashtë organizatës.
Ky kthim shënon ndeshjen e parë zyrtare të MMA-së për Rousey-n pas pothuajse një dekade, dhe tashmë po quhet një nga super-ndeshjet më të pritura në historinë e sporteve luftarake.
33-vjeçarja Rousey nuk është vetëm një luftëtare ajo është edhe një olimpike në xhudo, ish-yll i WWE-së dhe emër i njohur i filmave blockbuster. Përballja me Caranon, 43 vjeçare, bashkon gjenerata të grave që shkelën barrierat në një sport që dikur nuk u jepte hapësirë.






