11.9 C
Pristina
Tuesday, March 10, 2026

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të shtënave në rezidencën e saj në Beverly Hills

Këngëtarja e njohur, Rihanna, është parë duke u larguar nga Los Angeles vetëm një ditë pas të shtënave që ndodhën në rezidencën e saj në Beverly Hills.

Artistja 38-vjeçare u fotografua duke u drejtuar me një karvan SUV-sh drejt aeroportit privat Van Nuys, nga ku më pas u nis me një avion të vogël privat.

Largimi i saj vjen pasi policia në Los Angeles akuzoi për tentativë vrasjeje një grua nga Florida, Ivanna Ortiz, 35 vjeçe, e cila dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së këngëtares të dielën, shkruan DailyMail.

Sipas autoriteteve, ajo qëlloi disa herë nga një Tesla e bardhë ndërsa Rihanna ndodhej në rezidencën që ndan me partnerin e saj, ASAP Rocky. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar.

Në një audio të telefonatës emergjente 911, dispeçerët raportojnë se rreth 10 të shtëna u drejtuan ndaj shtëpisë.

Automjeti i të dyshuarës u përshkrua si një Tesla e bardhë me targa të përkohshme dhe policia përdori edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar makinën.

Sipas policisë, e dyshuara u arrestua më vonë në një parking në Sherman Oaks pasi një helikopter policie e lokalizoi automjetin.

Ajo po mbahet në paraburgim me një garanci prej 10.2 milionë dollarësh (rreth 9.4 milionë eurosh), ndërsa hetimet për motivin e sulmit vazhdojnë nga Divizioni i Grabitjeve dhe Vrasjeve i LAPD-së.

Burime pranë çiftit thanë për New York Post se Rihanna dhe ASAP Rocky nuk kanë shumë informacion mbi arsyet e incidentit, ndërsa Rocky nuk ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave. Ende nuk dihet nëse tre fëmijët e tyre ndodheshin në rezidencë në atë kohë.

Rihanna e bleu vilën luksoze në Beverly Hills në vitin 2021. Prona me pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo ndodhet në një rrugë të qetë dhe ka fqinjë të njohur si Paul McCartney, Madonna dhe Mariah Carey.

Ende nuk është e qartë nëse largimi i artistes nga qyteti lidhet drejtpërdrejt me incidentin apo ishte një udhëtim i planifikuar më herët.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA