“Rezultatet e qeverisjes së Kurtit në sport janë evidente dhe të prekshme”, Bylbyl Sokoli lavdëron punën e Qeverisë

Trajneri i njohur i futbollit, tani kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, në emisionin COMPASS në ATV, vlerësoi arritjet e Qeverisë Kurti në katër vitet e fundit, veçanërisht në infrastrukturën sportive.

Sokoli tha se gjatë këtij mandati janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zhvillimin e sportit, përfshirë miratimin e Ligjit për Sport dhe fillimin e projekteve kapitale për ndërtimin e stadiumeve në disa qytete kryesore të Kosovës.

“Jam i sigurt që në këto katër vite të fundit është punuar në infrastrukturën ligjore dhe është arritur një rezultat shumë i mirë. Ligji për Sport është ndër më të mirët, dhe janë filluar projekte për ndërtimin e stadiumeve në Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj dhe Drenas,” tha Sokoli.

Ai shtoi se rezultatet e këtyre projekteve janë evidente pavarësisht sfidave.

Intervistën e plotë me Bylbyl Sokolin në emisionin COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA