Sulmuesi brazilian Endrick,duket se është gjithnjë e më larg klubit mbretëror spanjoll Real Madrid.
Sipas raportimeve Real Sociedad po monitoron situatën e 19 vjeçarit,dhe synon që të marrë në formë huazimi Endrickun.
Përndryshe interesim për brazilianin kanë shprehur interesim edhe shumë klube në Evropë,duke përfshirë këtu klube si: Olympique Marseille, Manchester United, Newcastle United, Brighton, Aston Villa, West Ham United, Juventus dhe Valencia.
Ndërkohë që një huazim tek ekipi bask është gjithnjë i mundur,duke marrë parasysh që drejtuesit e klubit bask kanë marrëdhënie të mira me Real Sociedadin,ku më parë janë huazuar lojtarë si: Martin Odegaard, Alvaro Odriozola, Asier Illarramendi dhe Takefusa Kubo.
Kujtojmë që Endrick ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030,dhe në tregun e transferimeve braziliani vlen deri në 35 milionë euro.







