Aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi ka reaguar pasi ky serial u transmetua me titra në shqip në “Top Channel”.
Ai përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye.
Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.
“Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me këtë ceshtje.Une mendoj qe është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.1. Që ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund të dëgjojne.2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se në këtë serial gjuha e folur është gjuhë e natyrshme dhe më e besueshme për shikuesit.
Gjuha e folur ne serial është gjuhe e folur e karaktereve, në mënyrë qe loja të jetë më e natyrshme dhe më “besueshme” për shikuesin.Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial drame/krim/aksion.Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit”, ka shkruar ai.