Autoritetet serbe raportohet se kanë arrestuar dy persona nga Podujeva.
R.H. dhe G.A, dy të rinjtë që u raportua se janë arrestuar të enjten e kaluar, dyshohen për vjedhje të rëndë, në zonën e Kurshumlisë.
Siç raportojnë mediat atje (južne vesti), ata akuzohen se kanë thyer një shtëpi dhe kanë vjedhur mjete pune të ndryshme, të cilat i kanë fshehur në një pyll aty pranë dhe më pas janë kthyer në vendin që kishin grabitur më parë, ku i ka gjetur policia dhe i arrestoi.