Raportohet për rrahje në Ministrinë e Kulturës, reagon ministri Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është deklaruar pas raportimeve për rrahje në dikasterin e tij.

Ministri Çeku ka thënë se është duke u marrë me rastin.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka shtuar ai, në një deklarim pas mbledhjes së Qeverisë.

Siç raportohet, dyshohet se sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin, derisa  nuk dihen arsyet apo se si ka ndodhur kjo ngjarje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA