Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci që po garon edhe për një mandat tjetër si kryetar në kuadër të iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka vazhduar t’i takojë banorët e kësaj komune.
Së fundmi ai ka qenë në Gradicë dhe Likoshan, i shoqëruar me Naim Gjelin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës.
Sipas postimit të bërë në Facevook, Lladrovci thotë se cdo ditë po bashkëbisedon me qytetarët rreth arritjeve të pushtetit lokal, projektet në zbatim si dhe për projektet kapitale në të ardhmen.
“Me dëgjimet buxhetore, ne kemi evidentuar nevojat e qytetarëve, projektet me prioritet si dhe ngritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët kampionë. Ne nuk do të ndalemi duke i shërbyer qytetarëve me të gjitha mundësitë e përgjegjësitë që i kemi, duke respektuar barazinë para ligjit, gjasat e mundësitë e barabarta “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsye. Qytetarët e Gradicës e Likoshanit, me praninë e jashtëzakonshme në tubime, dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim, andaj, meritojnë të gjitha të mirat që i ofron liria e Kosovës dhe pushteti lokal.” – ka shkruar mes tjerash Lladrovci.
Gjatë kësaj jave, përvec Gradicës dhe Likoshanit, Lladrovci ka takuar edhe banorët e Arllatit.
Lladrvoci thotë se në takim me ta, theksoi se qeverisja e tij ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim, duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejmë të Drenasit, zemrën e Kosovës.
“E kemi pritur që komuna jonë të bëhet mikpritëse e kërkuesve të votës që na vizitojnë vetëm për zgjedhje, kemi qenë dhe jemi bukëdhënës, me nderim i presim e përcjellim, por, më 12 tetor, qytetarët kampionë e kanë adresën me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.”- thuhet mes tjerash në njoftimin e LLadrovcit.
Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.