0.2 C
Pristina
Sunday, December 14, 2025

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28.

“Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia doli të afrohet vetëm deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 20:14 për Rahovecin.

Pjesa e dytë ishte thuajse e ngjashme. Rahoveci ishte në epërsi gjithë kohën, ndërsa ferizajasit ia dolën të afrohen në tri gola, 25:22. Më pas në shprehje erdhi përvoja e lojtarëve të Rahovecit që rritën sërish epërsinë për fitore të rëndësishme.

Egzon Gjuka udhëhoqi fitoren e Rahovecit, bashkë me portierin Arbër Curri dhe alon Lulzim Shabani. Gjuka i shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, kurse pesë i shtoi Ardit Tafilaj.
Në portë Curri u dallua me pritje të shumta.

Kastriotit nuk i kreu punë paraqitja shumë e mirë e portierit Wadi Chebbi. Ndonëse Chebbi mbajti skuadrën në lojë, duke pritur gjuajte e penallti të shumta, Kastrioti nuk e shfrytëzoi këtë.

Më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Gentrit Brahimi e Felippe Teixeira.

Me fitore Rahoveci doli në vendin e parë me 22 pikë, po aq i ka edhe Kastrioti në vendin e dytë. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA