Qytetarët kanë përcjellë mesazhe urimi duke theksuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve, me rastin e festës së Fitër Bajramit
Qytetari Faik Sheqiri u shpreh se kjo festë nuk është vetëm simbolikë, por bart përgjegjësi dhe vlera të thella njerëzore.
“Fitër Bajrami është përgjegjësi. Ramazani me agjëru edhe e kem borxh, por edhe me u falë borxh. Zoti na ka bërë që të kemi dashni, familje dhe harmoni ndërmjet vete. Bajrami është bashkim, me u bashkue e me pas vlerë. Urime ju koftë Bajrami të gjithëve,” tha ai.
Edhe Ali Avdiu, në urimin e tij, theksoi rëndësinë e unitetit dhe mirësisë.
“E falënderojmë Allahun që na e mundësoi këtë mirësi. Urimi im është që të jemi sa më të bashkuar, të kemi respekt ndaj njëri-tjetrit dhe të jemi vëllezër e motra si shqiptarë kudo që jemi,” deklaroi Avdiu.
Ndërkaq, një tjetër qytetar vuri në pah dimensionin social dhe human të kësaj feste, duke theksuar se Fitër Bajrami është festë e tolerancës, bamirësisë dhe solidaritetit.
Ai u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si urë lidhëse për forcimin e harmonisë mes njerëzve, pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie, duke promovuar mirëkuptimin dhe paqen.
“Urimi im është që të mbretërojë solidariteti, harmonia dhe toleranca. Kjo festë ngërthen në vete afrimin e familjes, bashkëpunimin dhe krijimin e vlerave universale mes kombeve,” u shpreh ai, duke uruar që njerëzimi të ketë më shumë paqe, dashuri dhe bashkëjetesë në të ardhmen.
Qytetarët njëzëri theksuan se Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe afrimi, duke uruar që kjo festë të sjellë shëndet, mirëqenie dhe harmoni për të gjithë./Ekonomia Online









