Kalo te përmbajtja
Të fundit

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, përkatësisht blerjen e rrymës nga këto kompani.

Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij propozimi.

Reklamë

Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike nga ana e Serbisë.

Kurti ka paralajmëruar se ky është vetëm hapi i parë dhe se masat mund të përshkallëzohen në të ardhmen, nëse Serbia nuk reflekton.

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, ka deklaruar Kurti.

Reklamë