Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

Punëtoret teknikë të Kuvendit të Kosovës po hyjnë në muajin e tretë të grevës, një nga grevat më të gjata në historinë e këtij institucioni, ka njoftuar kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

Përmes një postimi në Facebook ai ka theksuar se vetëm plotësimi i kërkesave i kthen ato në punë.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë”, ka thënë Azemi në Facebook.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA